
Edhe pse Thethi është një nga zonat turistike të Shkodrës që vizitohet nga qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj, duket se bashkia këtë vit do t’u ofrojë vizitorëve një panoramë krejt ndryshe nga sa presin.
Plehrat jo vetëm që nuk janë pastruar, por situata ka shkuar deri në pikën sa ato të përhapen në zonat përreth, duke u kthyer një vend qëndrimi për kafshët e rastit.
Kjo panoramë për vizitorët do të mund të ishte evituar nëse bashkia do të kishte zbatuar planin e masave për pastrimin e zonave publike dhe aq më tepër për një atraksion turistik siç është Thethi.
Gjithashtu ditën e djeshme operatorët turistikë në Theth dolën në protestë dhe thonë se nuk mund t’i mikpresin turistët dhe t’ju shërbejnë atyre, për shkak të mungesës së energjisë elektrike e problemeve me mbeturinat.
Edhe vizitorët që rezervojnë për të qëndruar disa ditë largohen nga kjo zonë.
Sipas pronarëve të bizneseve dëmi është afatgjatë. Turistët e pakënaqur lënë komente negative në platrformat e rezervimit.
Ankesat i shprehin edhe vetë turistët. Ata thonë se nuk mund të karikojnë dot as celularët.
Në një kohë që Thethi ka hapur dyert, duke pritur me qindra vizitor, dy janë kërkesat e bujtinave: Furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe pastrimi i mbeturinave.
Lini një Përgjigje