TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Dhjetor 2025, 10:17

Po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje, arrestohen 115 anëtarë të ISIS në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje, arrestohen 115

Policia turke ka arrestuar 115 persona, pasi dyshohet se janë anëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) dhe se po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga zyra e kryeprokurorit të Stambollit, policia kishte marrë informacione se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomyslimanëve, gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në total, janë kryer kontrolle në 124 banesa në Stamboll, si rezultat i të cilave u arrestuan 115 nga 137 persona të shpallur në kërkim, shkruajnë mediat turke.

Sipas deklaratës së prokurorisë, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe sasi municionesh.

Lini një Përgjigje