Presidenti rus Vladimir Putin, në një takim me bordin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar këtë të martë se nuk planifikon luftë kundër Europës.
Ky qëndrim i tij duket se i referohet edhe situatës së krijuar mes Rusisë dhe Finlandës, e cila ju bashkua NATO-s. Për Putin, i cili ka paralajmëruar prej kohësh qëndrimin e tij kundër zgjerimit të NATO-s, kjo ka shënuar një ndryshim të madh në sigurinë e ‘frontit të tij’.
Presidenti rus ka thënë se nuk po planifikon një luftë ‘kundër Evropës’, në vazhdim të kësaj ka akuzuar SHBA-nëse është duke e shfrytëzuar Evropën për të plotësuar interesat e veta.
Më tej, në fjalën e tij, ai ka thënë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do t’i hapë probleme atij shteti.
Kujtojmë se përpara se presidenti Putin të niste pushtimin e tij në Ukrainë, i kishte kërkuar NATO-s të kufizonte zgjerimin e saj, që mësa duket tashmë është një kërcënim akoma më i madh për të.
Lini një Përgjigje