TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2023, 20:13

Po planifikonin një sulm terrorist në Belgjikë, arrestohen 7 persona të lidhur me grupet ekstremiste

Shkruar nga Pamfleti

Po planifikonin një sulm terrorist në Belgjikë, arrestohen 7

Autoritetet belge kanë arrestuar shtatë persona, shumica prej të cilëve me origjinë çeçene, pasi dyshohet se po planifikonin një sulmi terrorist në Belgjikë.

Në një deklaratë të nxjerrë nga zyra e Prokurorit Federal, thuhet se të dyshuarit nuk kishin zgjedhur ende një objektiv të saktë, por policia vendosi të ndërhynte dhe t'i merrte në pyetje gjithsesi.

Të gjithë ata dyshohen për përgatitjen e një sulmi terrorist në Belgjikë. Magjistrati hetues do të vendosë në një fazë të mëvonshme nëse do t'i sjellë ata për të dëshmuar", thuhej në deklaratë.

Sipas prokurorëve federalë tre nga të dyshuarit janë shtetas belgë. Gjithashtu autoritete kanë njoftuar se të 7 personat e arrestuar i përkisnin një grupi që mbështet fort, grupin ekstremist të Shtetit Islamik.

Akuzat e mundshme janë tentativë për atentat terrorist, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje të një sulmi terrorist”, thuhej më tej në deklaratë.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

belgjikë sulm terrorist 7 persona

Lini një Përgjigje