
Miliarderit ukrainas, Vadym Vovynskyi i cili ndodhet në mërgim i është konfiskuar pasuria me vlerë më shumë se 280 milionë euro nga qeveria e Zelenskyt.
Lajmi u bë me dije nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës, Vadym Vovynskyi dyshohej se po ndihmonte Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, pretendim të cilin ai e mohonte fuqishëm.
Kjo është hera e dytë këtë vit që forcat e sigurisë njoftojnë sekuestrimin e pronës së Vovynskyit, me asete me vlerë rreth 96 milion dollarë të marra në prill.
Kievi vendosi sanksione ndaj Novynskyit në dhjetor, së bashku me disa udhëheqës të Kishës Ortodokse të Ukrainës – një kishë pakicë e akuzuar për mbajtjen e lidhjeve të thella me Rusinë.
Miliarderi është një mbështetës i shquar i kishës, e cila thotë se ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Rusinë vitin e kaluar dhe se është viktimë e një gjuetie shtrigash politike.
Lini një Përgjigje