Bota23 Prill 2023, 22:45

Po raportonin nga fronti i luftës në Ukrainë, plagosen dy gazetarë të VOA-s

Shkruar nga Pamfleti

Po raportonin nga fronti i luftës në Ukrainë, plagosen dy

Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azer të Zërit të Amerikës, Idrak Jamalbeyli dhe Seymur Shikhaliyev, janë plagosur gjatë kohës që ishin në Ukrainë.

Ata morën plagë nga disa predhat të shtunën kur ranë në një kurth të lënë nga ushtarët rusë. Anëtarët e ekipit të Zërit të Amerikës u plagosën ndërsa po raportonin në llogoret që ishin pushtuar më parë nga Rusia pranë fshatit Myrne, në rajonin ukrainas të Mykolaivit, raporton VOA.

Vullnetarët ukrainas po i tregonin ekipit të Zërit të Amerikës llogore të gjera të gërmuara nga trupat ruse në zonë kur kurthi i lënë pas nga ushtarët rusë shpërtheu duke plagosur gazetarët.

Sipas raportimeve, Jamalbeyli u plagos në këmbë ndërsa gazetari tjetër Shikhaliyev në krah. Ata aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po rikuperohen nga plagët e marra. Gjithashtu edhe një nga vullnetarët ukrainas mori plagë të lehta në fytyrë.

plagosen gazetarët voa ukrainë