Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar në rrjetin social “X” një video ku shfaqet duke blerë dhe duke pirë kafe në një lokal, në një moment kur tensionet me Iranin mbeten të larta dhe ndaj tij janë lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta.
Videoja u publikua pasi Teherani paralajmëroi se do ta “ndjekë dhe do ta vrasë” liderin izraelit, në përgjigje të luftës së nisur pas sulmeve izraelite dhe amerikane kundër objektivave në Iran. Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale dhe disa media u përhapën edhe spekulime se Netanyahu mund të ishte vrarë.
Në pamjet e publikuara, Netanyahu shihet duke blerë një kafe dhe duke e pirë, ndërsa thotë me ironi se ai “po vdes për kafe”, një shprehje që interpretohet si reagim ndaj kërcënimeve për jetën e tij.
אומרים שאני מה? צפו >> pic.twitter.com/ijHPkM3ZHZ
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) March 15, 2026
“Jam i vdekur… për kafe” – tha ai, duke përdorur një frazë hebraike që përkthehet përafërsisht si “të duash diçka deri në vdekje”. “E dini çfarë? Po “vdes” për popullin tim. Mënyra se si po sillen është fantastike”, shtoi ai.
Kërcënimet ndaj kryeministrit izraelit janë përmendur edhe nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila ka deklaruar publikisht se do ta “ndjekë dhe do ta vrasë” Netanyahun.
Spekulimet u shtuan edhe më shumë pasi kryeministri mungoi në një mbledhje të Këshillit Ushtarak të Izraelit, çka nxiti interpretime të ndryshme në media dhe rrjete sociale për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë.
Kafe Arabe eahh..!?Po mire or KRIMINEL. Do te vije dita kur ato qe kane mbetur gjalle ne Gaza, te pijne kafe per vdekjen tende.