TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Nëntor 2025, 16:46

Prapaskenat nga Gjeneva, “Financial Times”: SHBA dhe Ukraina hartuan draft të ri me 19 pika!

Shkruar nga Pamfleti

Prapaskenat nga Gjeneva, “Financial Times”: SHBA dhe Ukraina hartuan

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kanë hartuar në Gjenevë një draft të ri të planit të paqes me 19 pika, por pa përfshirë pikat më të diskutueshme, për të cilat do të duhet të vendosin presidentët e dy vendeve.

Zëvendësministri i parë i Jashtëm i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, i cili ishte pjesë e delegacionit zbuloi detaje për Financial Times.

Takimi në Zvicër ka qenë “intensiv” por “produktiv” dhe ka sjellë një rishikim të plotë të dokumentit, për të cilin të dy palët janë “pozitive”.

Pas orësh negociatash të vështira që rrezikuan të dështojnë që para se të nisnin, ekipet amerikane dhe ukrainase arritën marrëveshje për disa çështje, por “lanë pezull” pikat më të kontestuara, përfshirë çështjet territoriale dhe marrëdhëniet mes NATO-s, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për këto të fundit do të duhet të vendosin presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Lini një Përgjigje