
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u ngacmua seksualisht të martën pasdite nga një burrë i panjohur, i cili iu afrua, tentoi ta puthte, ndërsa turma përreth e shihte e habitur pa reaguar menjëherë.
Ngacmimi përfundoi vetëm kur ndërhyri Juan José Ramírez Mendoza, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Presidentes ndërsa gjtihçka u filmua nga kalimtarët.
Reagimi i vonuar i ekipit të sigurisë së Sheinbaum, e cila, si paraardhësi i saj Andrés Manuel López Obrador, ka refuzuar idenë e një garde presidenciale, ka rihapur debatin për nivelin e mbrojtjes së krerëve të shtetit në Meksikë, pak ditë pas vrasjes publike të kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Manzo.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë, 45% e grave meksikane kanë përjetuar ngacmime në rrugë. Sheinbaum po ecte në këmbë nga Pallati Kombëtar drejt Ministrisë së Arsimit, kur burri iu afrua, e përqafoi, tentoi ta puthte dhe e preku. Ajo e largoi me qetësi, por e shqetësuar, ndërsa më pas u dëgjua t’i thoshte bashkëpunëtorit të saj: “Mos u shqetëso.”
Lini një Përgjigje