TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2025, 14:38

Trump riemëron aleatin e Musk në krye të NASA

Shkruar nga Pamfleti

Trump riemëron aleatin e Musk në krye të NASA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar aleatin e Elon Musk për të drejtuar NASA-n.

Trump ka rilançuar emërimin e një astronauti miliarder për të qenë shefi i ri i NASA-s dhe për të udhëhequr agjencinë hapësinore “drejt një epoke të re të guximshme”.

Jared Isaacman, një aleat i shefit të SpaceX, Elon Musk, u nominua fillimisht nga presidenti amerikan në pranverë, por u anulua në minutën e fundit për shkak të donacioneve të tij të mëparshme për demokratët.

Tani, në një kthesë të papritur, Trump ka vendosur që Isaacman është, në fund të fundit, personi më i mirë për këtë punë.

 

Lini një Përgjigje