
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Rusi.
Vuçiç e cilësoi marshimin e kreut të grupit të mercenarëve ‘Wanger’ drejt Moskës si një ‘grusht shteti’. Ai shtoi se nuk e mbështet veprimin e tij, ashtu siç nuk e ka mbështetur në vende të tjera, duke përmendur edhe rastin e Turqisë. Vuçiç tha se gjëra të tilla janë të palejueshme.
“Ne nuk e mbështesim diçka të tillë. Sepse do të thotë grusht shteti me mjete ushtarake me mjete të armatosura dhe duke përdorur ushtrinë. Kjo është diçka e vetëkuptueshme, ne nuk e kemi mbështetur as në Turqi e as në Rusi dhe nuk do ta mbështesim as në Amerikë e as në ndonjë vend tjetër. Këto janë gjëra që nuk mund t’i lejosh”, tha Vuçiç.
Mbrëmjen e djeshme, Yevgeny Prigozhin kreu i ‘Wanger’ ndaloi marshimin e mercenarëve të tij duke u shprehur se nuk dëshironte të kishte gjakderdhje mes rusëve. Shkak për veprimin e tij u bë përplasja e tij me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Papritur, marshimi është pezulluar pasditen e së shtunës dhe mediat ruse kanë njoftuar e trupat e Wagnerit do të kthehen në Ukrainë, ndërsa Prigozhin do të shkojë në shtetin fqinj, Bjellorusi.
Kremlini ka thënë se nuk do ta ndjekë penalisht Prigozhinin dhe as pjesëtarët e armatosur të Wagnerit.
Lini një Përgjigje