
Tyler Robinson u akuzua zyrtarisht sot për vrasje të rëndë me dashje, përdorim të armës së zjarrit që shkaktoi dëmtime të rënda trupore, pengim të drejtësisë, manipulim provash dhe kryerje akti dhune në prani të një fëmije.
“Vrasja e Charlie Kirk është një tragjedi amerikane”, deklaroi Jeff Gray, prokurori i qarkut Utah, gjatë një konference për shtyp pasdite. “Charlie Kirk u vra teksa ushtronte një nga të drejtat më të shenjta dhe të çmuara amerikane, themelin e demokracisë sonë – shkëmbimin e lirë të ideve dhe kërkimin e së vërtetës, mirëkuptimit dhe një bashkimi më të fortë të shteteve të Amerikës.”
Gray theksoi se ky akt përbën gjithashtu “krim kundër shtetit, kundër paqes së popullit të Utah-ut dhe ndaj të gjithë atyre që vizitojnë këto troje.”
Ai njoftoi gjithashtu se prokuroria do të kërkojë dënimin me vdekje për Robinson, i cili aktualisht mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht.
Lini një Përgjigje