TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2025, 17:37

Protestat në Jerusalem, reagon ministri izraelit: Lufta do marrë fund vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet dhe çarmatoset!

Shkruar nga Pamfleti

Protestat në Jerusalem, reagon ministri izraelit: Lufta do marrë fund

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, deklaroi se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të liroheshin dhe lëvizja islamiste palestineze Hamas do të dorëzonte armët.

Saar e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij danez në Jerusalem, një ditë pasi Hamasi thkeosi se do të lironte të gjithë pengjet nëse Izraeli do të pranonte të përfundonte luftën dhe të tërhiqte forcat e tij nga Qyteti i Gazës. Ai tha se kjo është rruga e vetme për fundin e luftës.

Më shumë se 15,000 njerëz dolën në rrugët e Izraelit për të kërkuar përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe për t’i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të bjerë dakord për një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Familjet dhe mbështetësit e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi mbushën Sheshin e Parisit në Jerusalem, ndërsa të tjerë u mblodhën në Tel Aviv. Nga 48 pengjet që mbahen ende në Gaza, besohet se rreth 20 janë gjallë.

Lini një Përgjigje