
Kryeministria e Ukrainës u përfshi nga flakët pas sulmit ajror të Rusisë gjatë mbrëmjes së djeshme. Një foshnjë njëvjeçare ishte midis të paktën dy personave të vrarë në një pjesë të qytetit, si dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkohë që pas shuarjes së zjarrit, kryeministrja e Ukrainës ka ndarë imazhe nga godina qeveritare e dëmtuar nga sulmi i Rusisë.

Në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, Yulia Svyrydenko tha se askush nuk u lëndua pas një zjarri që shpërtheu në Kabinetin e Ministrave.
“Na duhet mbrojtje ajrore më e fortë - më shumë sisteme dhe më shumë municione - për të mbrojtur qytetet tona dhe sistemin tonë energjetik ndërsa afrohet dimri. Ne kemi nevojë për sanksione më të ashpra që do ta privojnë agresorin nga të ardhurat nga nafta dhe gazi, pikërisht burimet që financojnë terrorin e tij”, shkroi ajo në “X”.
This is how the headquarters of Ukraine’s government now looks after this morning's Russian attack. Our whole team works in this building daily. Fortunately, no one was injured. Russian barbarism will not halt the work of Ukraine’s government.
— Yulia Svyrydenko (@Svyrydenko_Y) September 7, 2025
The walls will be repaired, they… pic.twitter.com/Zc8aXkAtK1
Lini një Përgjigje