Bota 5 Prill 2023, 22:31

Pse Moska po tenton të ringjallë retorikën bërthamore?

Shkruar nga Pamfleti

Pse Moska po tenton të ringjallë retorikën bërthamore?

Rusia po përpiqet të përdorë kërcënimet bërthamore për të dekurajuar mbështetësit perëndimorë të Kievit që të ofrojnë ndihmë ushtarake përpara një kundërsulmi të pritshëm, sipas një vlerësimi të ri.

Duke folur të martën, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu përdori një “retorikë të ringjallur të shantazhit bërthamor”, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISË) me qendër në Uashington.

Shoigu mbrojti vendimin e Rusisë për të transferuar armë bërthamore në Bjellorusi, duke thënë se NATO kishte rritur trajnimet luftarak dhe të zbulimit në kufijtë e Rusisë.

Ai tha se ndihma perëndimore për Ukrainën “rrezikon një zgjerim të konsiderueshëm të konfliktit”.

Sipas “NewsWeek”, veç tij, presidenti rus Vladimir Putin tha më 25 mars se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusinë fqinje, një nga aleatët më të vendosur të Moskës.

Kjo ishte hera e parë që Kremlini kishte lëvizur drejt vendosjes së armëve bërthamore ruse jashtë vendit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Edhe ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov, më vonë tha se armët do të “zhvendosen afër kufirit perëndimor” të Bjellorusisë, në afërsi të shumë vendeve të NATO-s.

Rusia ka përshkallëzuar kërcënimet e saj bërthamore kundër vendeve perëndimore që mbështesin qeverinë e Kievit që nga fillimi i armiqësive të gjithanshme në shkurt të vitit 2022.

Bjellorusia u përdor nga forcat ruse për të nisur përpjekjet e tyre pushtuese dhe Minsku ka qenë publikisht mbështetës i luftës.

lufta berthamore rusia ukraina