
Personi në foto është 25-vjeçari që sulmoi kopshtin në Brazil ditën e sotme, ku mbetën të vrarë 4 fëmijë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.
I riu hyri në çerdhe pasi kapërceu murin rrethues dhe i sulmoi me sëpatë. Mësohet se nga fëmijët e plagosur, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia raportoi për mediat lokale se sulmuesi ishte dorëzuar dhe ndodhej në qelitë e paraburgimit.
Sakaq, zjarrfikësit thanë se tre djem dhe një vajzë u vranë në këndin e lojërave. Ata mendohet të kenë qenë nga mosha katër deri në shtatë vjeç.
Në total, rreth 40 fëmijë kishin qenë brenda çerdhes Cantinho Bom Pastor në kohën e sulmit.
Lini një Përgjigje