TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2025, 15:35

Punësime të paligjshme, arrestohet ministrja në Sarajevë

Shkruar nga Pamfleti

Punësime të paligjshme, arrestohet ministrja në Sarajevë

Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës.

Policia ka bastisur zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës.

Bastisjet dhe arrestimi i ministres së Punës janë në kuadër të vazhdimit të operacionit të quajtur “Zarfi”. Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviç, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm.

Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i akuzon ministren Paviç-Paçenkoviç, që së bashku me ministren Mesihoviç se me ndërmjetësimin e Ibrahim Obhoxhash, kanë favorizuar motrën e Obhoxhashit për t’ia mundësuar punësimin asaj në Ministrinë e Punës.

Obhoxhash është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë e Punësimit në Kantonin e Sarajevës dhe ishte anëtar i Komisionit që kreu procedurën e punësimit.

Ai u arrestua më 11 prill dhe dyshohet për veprën penale të pranimit të dhuratave apo formave të tjera të përfitimit apo të ndërmjetësimit në emërimin e drejtorit të Qendrës Studentore në Sarajevë. /REL/

Lini një Përgjigje