TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2023, 18:07

Putin i bën “gropën” vetes, deklaratat se Wagner financohej nga shteti e bëjnë objekt të hetimeve për krime lufte në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Putin i bën “gropën” vetes, deklaratat se Wagner

Putin mund të ketë rënë me këmbët e veta në “vorbullën” e hetimeve për krime lufte. Deklaratat e Vladimir Putinit pas grushtit të shtetit nga grupi Wagner, mund ta kenë bërë më të lehtë për një gjykatë ndërkombëtare që ta ndjekë penalisht atë dhe shtetin rus, për krime lufte të kryera nga luftëtarët mercenarë.

Pas rebelimit të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, Putin tha se mercenarët ishin "financuar plotësisht" nga autoritetet ruse. Vetëm për një vit ata morën më shumë se 86 miliardë rubla nga buxheti i shtetit, ose mbi një miliard dollarë, konfirmoi vetë Putin

Këto fjalë kanë potencialisht pasoja shumë domethënëse në drejtim të ekspozimit të shtetit rus ndaj përgjegjësisë për aktet e Wagner-it dhe Putinit, personalisht dhe individualisht si udhëheqës i shtetit rus”, tha Philippe Sands KC, profesor i së drejtës në UCL dhe autor i East West Street , një libër për origjinën e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

putin krime lufte

Lini një Përgjigje