Ndryshimet e Donald Trump në strategjinë e sigurisë kombëtare të cilat kritikojnë ashpër Evropën, duke rritur rrezikun e "fshirjes së qytetërimit" janë në përputhje me vizionin e Moskës thotë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.
"Rregullimet janë kryesisht në përputhje me vizionin tonë", vuri në dukje deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dhe mund të hapin rrugën për “punë konstruktive” me SHBA-në mbi çështjen ukrainase.”
Ai theksoi gjithashtu se dokumenti i ri strategjik nuk e përmend Rusinë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë”, duke e quajtur këtë “një hap pozitiv”.
Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Peskov, është provë e qartë se Trump dhe Putin janë politikisht të vendosur ta shkatërrojnë Evropën.
Boshti Trump-Putin synon ta zhdukë Evropën jo ushtarakisht, por duke sulmuar rregullat e saj demokratike që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe mjedisin.
Trump është promotori kryesor në botë i gazit, ndërsa Putin ka në dispozicion 47 trilionë metra kub gaz, një sasi që mund të përmbushë nevojat e Evropës për më shumë se 100 vjet.
Kjo është arsyeja pse të dy kanë sabotuar politikat klimatike: e bëjnë këtë në emër të fitimit dhe biznesit të naftës dhe gazit, i cili nxit luftëra dhe më shumë. E djathta globale, përfshirë atë të Giorgia Melonit, është bashkëpunëtore në këtë strategji, e cila kërkon të shpërbëjë Evropën dhe të transformojë shtetet anëtare në satelitë të Putinit, si Orbin, ose të Trumpit, si në rastin e Melonit. Kjo është ajo që shkroi në një shënim Angelo Bonelli, deputet i AVS dhe bashkëzëdhënës i Europa Verde.
Ndërkohë, Rusia po intensifikon operacionet ushtarake në disa zona të Ukrainës, duke kryer një seri sulmesh të koordinuara me dronë dhe raketa hipersonike, të cilat kanë goditur sërish kryeqytetin, Kievin.
Shqetësime të reja kanë lindur edhe rreth centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente.
Lini një Përgjigje