Një incident i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në aeroportin Heathrow në Londër. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e Terminalit 3, ku disa persona janë sulmuar në rrethana ende të paqarta.
Forcat policore ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për sulmin. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi numrin e të plagosurve apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Aeroporti ka njoftuar se ekipet e tij po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës pas incidentit në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3.
Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po kërkon të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Sipas National Rail, pritet të ketë ndërprerje dhe vonesa deri në 10 minuta në Linjën Elizabeth si pasojë e incidentit.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po kërkojnë të minimizojnë ndikimet në transportin publik.
Lini një Përgjigje