
Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika. Ai ka mbajtur sot një konferencë shtypi para dorëzimit të detyrës, ku nuk munguan sulmet ndaj kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç.
Gjukanoviç u shpreh se gjithë jetën ia kushtuar shtetin malazez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.
“Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem. Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time”, theksoi ai.
Gjukanoviç e cilësoi qeverinë e Abazoviçit, si më të keqen në historinë e Malit të Zi.
“Me sa duket, politika e çlirimit çoi në kolapsin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe sistemeve të financave publike. Integrimi evropian u ndal dhe besueshmëria e Malit të Zi si partner i NATO-s u vu në dyshim. Reputacioni i ndërtuar me mundim të vendit ishte tronditur rëndë”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje