TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2023, 14:51

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, vala e motit të keq prek edhe Bosnjë-Hercegovinën

Shkruar nga Pamfleti

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, vala e motit të keq prek

Vala e motit të keq ka përfshirë prej disa ditësh disa zona në Itali, më konkretisht Emilia Romagna dhe Bologna ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Deri më tani raportohet se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 14 persona, mes të cilëve një çift i moshuar.

Por moti i keq dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovinën e cila gjithashtu ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. 

Dalja nga shtrati i 23 lumenjve ka përmbytur dhjetëra mijë shtëpi, dhe rruga është e kalueshme vetëm me mjete lundurese. Sakaq, dëmet materiale janë të pallogaritshme, pasi në disa zona ka patur edhe rrëshqitje masive të dherave. Rreth 27 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa shtëpitë e tyre ndodhen ende nën ujë. Fatmirësisht, emergjencat civile deri më tani kanë mundur të evakuuojnë më shumë se 13 mijë banorë. Ndërsa vijon kërkimi për disa të zhdukur, shkruajnë mediat e huaja. 

Udhëtimet, shkollat janë pezulluar deri në një urdhër të dytë nga autoritetet dhe përmirësimit të kushteve atmosferike. 

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, vala e motit të keq prek

moti i keq ne itali

Lini një Përgjigje