TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2025, 17:23

"Qytetarët kundër bllokadave", mbështetësit e Vuçiçit protestojnë në 200 qytete serbe

Shkruar nga Pamfleti

"Qytetarët kundër bllokadave", mbështetësit e

Një numër i madh qytetarësh, mbështetës të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç marshuan pasditen e sotme në të gjithë Serbinë, nën moton "Qytetarët kundër bllokadave".

Sipas organizatorëve, në më shumë se 200 qytete po dërgohet një mesazh kundër dhunës dhe përçarjes së bllokadave, duke iu referuar këtu tubimeve të studentëve që vijojnë prej tragjedisë me 16 viktima në stacionin e trenit në Novi Sad.

Qytetarët e mbledhur pretendohet se do t’i thonë edhe një herë "jo" dhunës së bllokadave dhe përçarjeve që ajo sjell. Vlerësohet se më shumë se 200,000 njerëz do të marrin pjesë në këto marshime.

Në Kragujevac dhe Novi Sad, një numër i madh qytetarësh po mblidhen kundër bllokadave. Sakaq, një marshim-protestë po mbahet në Beograd drejt ndërtesës së RTS-së në rrugën Takovska, me qëllim që t'i bëhet një kërkesë e përbashkët shërbimit publik që të raportojë me vërtetësi, gjithëpërfshirje dhe përgjegjësi mbi ngjarjet që shqetësojnë të gjithë qytetarët.

Lini një Përgjigje