TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 08:19

Raketat mbi Izrael, grupi libanez Hezbollah merr përgjegjësinë e sulmit

Shkruar nga Pamfleti

Raketat mbi Izrael, grupi libanez Hezbollah merr përgjegjësinë e

Grupi libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për shënjestrimin e tre vendeve izraelite në një zonë të njohur si Fermat Shebaa duke përdorur raketa dhe artileri të ndryshme.

Hezbollah deklaroi se sulmi duke përdorur “një numër të madh raketash dhe predhash” ishte në solidaritet me “rezistencën palestineze”. Ai tha gjithashtu se pozicionet izraelite u goditën drejtpërdrejt.

Ushtria izraelite u kundërpërgjigj duke qëlluar në zonat libaneze jugore. Ushtria izraelite tha se granatoi zonat nga erdhi zjarri në anën libaneze të kufirit.

Izraeli njoftoi se një dron goditi një postë të Hezbollahut, një zonë në Shebaa. Ai ka mbajtur Fermat Shebaa, një copë toke prej 39 km katrorë, që nga 1967. Si Siria edhe Libani pretendojnë se Fermat Shebaa janë libaneze.

Hezbollahu kontrollon Libanin jugor, njoftoi ditën e djeshme se ishte në “kontakt të drejtpërdrejtë” me udhëheqësit e grupeve të “rezistencës” palestineze dhe se i shihte sulmet palestineze ndaj Izraelit si një “përgjigje vendimtare ndaj okupimit të vazhdueshëm të Izraelit dhe një mesazh për ata që kërkojnë normalizim me Izraeli”.

grupi libanez raketa izrael

Lini një Përgjigje