Bota14 Prill 2023, 21:22

Rasti i përsëritur i nxjerrjes së dokumenteve, a po dështon Pentagoni me ruajtjen e sekreteve?!

Shkruar nga Pamfleti

Rasti i përsëritur i nxjerrjes së dokumenteve, a po dështon

Rrjedhja ka nxitur një debat të ashpër nëse procedurat për trajtimin e informacioneve të inteligjencës janë të përshtatshme...

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po lëviz për të forcuar rregullat se kush do të lejohet të ketë akses në informacionet sekrete të shtetit, mes kritikave në rritje ndaj politikave të Pentagonit pas rrjedhjes së qindra dokumenteve shumë të klasifikuara.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ka thirrur takime të përditshme për të menaxhuar pasojat nga rrjedhja e dokumenteve, urdhëroi një rishikim të rregullores lidhur me; kush do të lejohet të ketë qasjes në burimet e inteligjencës, përgjegjshmërisë dhe procedurave të kontrollit, për të parandaluar që ky lloj incidenti të përsëritet.

Të enjten, vetëm disa orë pas arrestimit të Jack Teixeira, 21-vjeçari i gardës ajrore të dyshuar për rrjedhjen e materialit të klasifikuar, zëdhënësi i mbrojtjes Pat Ryder konfirmoi raportet se Pentagoni po shtrëngonte kriteret se kush lejohej të shikojë materialet sekret.

Teixeira iu bashkua gardës kombëtare ajrore të Massachusetts në moshën 17-vjeçare, dhe së fundmi ka punuar në sistemet e transportit kibernetik si menaxher rrjeti. Në një deklaratë, një agjent i FBI-së tha se Teixeira kishte një leje sigurie të lartë sekrete që nga viti 2021.

Duke gjykuar veprimet e ndërmarra pas rrjedhjeve të tjera të mëdha, duke përfshirë atë nga kontraktori i sigurisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edëard Snowden, përgjigja e parë ka të ngjarë të pasohet nga një rishikim më thelbësor i trajtimit të informacioneve të inteligjencës.

Në një kallëzim penal të bërë publik të premten, Teixeira u akuzua për kopjim të paligjshëm dhe posedim të të dhënave të klasifikuara të mbrojtjes. Çdo vepër mund të çojë deri në 10 vjet burg. Ai u akuzua gjithashtu për një vepër tjetër që e bën krim për një punonjës të Shteteve të Bashkuara hedhjen me vetëdije të të dhënave të klasifikuara në një vend të paautorizuar.

Rrjedhja ka nxitur një debat të ashpër nëse procedurat për trajtimin e informacioneve të inteligjencës janë të përshtatshme. Një pyetje tjetër që ka nxitur debat, është pse Teixeira kishte kërkuar një akses kaq të gjerë në një sistem kompjuterik të mbrojtjes të njohur si “Sistemi i Përbashkët i Komunikimeve të Inteligjencës” në mbarë botën.

Rrjeti kompjuterik 30-vjeçar, aktualisht duke u përmirësuar nga Pentagoni, fillimisht ishte projektuar për të trajtuar analizat dhe materialet e prodhuara nga komuniteti i inteligjencës për një shpërndarje shumë më të vogël brenda Departamentit të Mbrojtjes.

Megjithatë, gjatë dekadave, ajo ka evoluar duke pasur një rol shumë më të madh. Duke folur në vitin 2018, gjenerali John Hyten, komandanti i atëhershëm i Komandës Strategjike të SHBA, tha se ishte bërë një “mjet kritik sepse është kanali për vlerësimet dhe raportet e inteligjencës që vijnë në çdo vendim që merr komanda.

Pyetja tani, në mënyrë të pashmangshme është nëse informacion është bërë i aksesueshëm nga më shumë njerëz se duhet. Sipas një raporti të vitit 2020 për Kongresin nga Qendra Kombëtare e Kundërzbulimit dhe Sigurisë, më shumë se një milion qytetarë amerikanë kanë leje sigurie për të parë informacione sekrete.

Duke shkruar në fillim të këtij viti, Elizabeth Goitein, drejtoresha e lartë e programit të Qendrës Brennan për Lirinë dhe Sigurinë Kombëtare të Drejtësisë, paralajmëroi se aksesi i tepërt është real dhe i shfrenuar, duke shtuar se "midis 50% dhe 90% e dokumenteve të klasifikuara mund të bëhet publike dhe pasoja e që vjen prej saj është rreziku i një "dëmtimi të sigurisë kombëtare".

Kur kaq shumë informacion klasifikohet, barra e mbrojtjes së tij mund të bëhet e madhe. Në këto rrethana, nuk është për t'u habitur që zyrtarët i publikojnë, ose thjesht bëjnë gabime. Dhe ata mund t'i racionalizojnë këto largime sepse e dinë se shumë nga informacionet nuk janë veçanërisht të ndjeshme. Kështu, mbiklasifikimi jo vetëm që e bën më të vështirë përputhshmërinë e vazhdueshme me rregullat; kjo bën që zyrtarët të humbasin respektin për sistemin”, tha ajo.

Historikisht, theksojnë analistët, zvogëlimi i stafit që kishte akses në materialet e klasifikuara pasoi dështimet e inteligjencës rreth 11 shtatorit dhe në prag të luftës në Irak, pasi u kuptua se inteligjenca kryesore nuk po shpërndahej mjaftueshëm dhe nuk ishte mjaft e hapur për analiza kritike.

Megjithatë, zgjerimi i aksesit më vonë do të fajësohej për rrjedhjet nga Snowden, një kontraktor i cili ishte në gjendje të shkarkonte dhe të nxirrte sasi të mëdha materialesh të inteligjencës. Ndërsa rregullat e aksesit u ndryshuan përsëri pas rrjedhjes së Snowden, për shumë ka ende probleme të dukshme./Përshtati “Pamfleti” nga “The Guradian”

pentagoni dokumentet sekrete