
Qeveria e Katarit ka reaguar me tone të ashpra pas sulmit ajror të Izraelit në kryeqytetin Doha, duke e cilësuar atë një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të sovranitetit shtetëror. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet katariote e përshkruan goditjen si një “akt të ulët dhe të papranueshëm”, duke paralajmëruar se pasojat do të trajtohen në instanca diplomatike dhe ligjore.
Doha bëri të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë për të verifikuar detajet e sulmit dhe për të evidentuar dëmet. Zyrtarët katariotë theksuan se siguria e qytetarëve është prioritet, ndërsa kërkuan llogari nga Izraeli për shkeljen e qartë të normave ndërkombëtare.
Ky zhvillim rrezikon të përmbysë rolin ndërmjetësues që Katari ka luajtur gjatë muajve të fundit në bisedimet mes Hamas dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza. Tashmë, pozicioni i Dohas si garant i procesit diplomatik vihet në pikëpyetje, ndërkohë që priten reagime të forta nga vendet arabe dhe organizatat ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje