TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2025, 10:56

Rebelët Houthi kërcënojnë SHBA pas sulmit: Përgjigjja jonë, çështje kohe

Shkruar nga Pamfleti

Rebelët Houthi kërcënojnë SHBA pas sulmit: Përgjigjja

Zyrtari i lëvizjes Houthi në Jemen, Mohammed al-Bukhaiti, tha se përgjigjja e grupit të lidhur me Iranin ndaj sulmit të SHBA-së ishte “vetëm çështje kohe”.

Al-Bukhaiti, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Houthi, tha se marrëveshja e tyre e armëpushimit me Uashingtonin u arrit para “luftës” kundër Iranit.

Kujtojmë se, rebelët Houthi arritën një marrëveshje për ndërprerjen e shënjestrimit të anijeve në Detin e Kuq, për të cilën Trump ishte  krenar.

Marrëveshja u arrit në maj dhe i referohej një armëpushimi me SHBA-në, i cili ndaloi sulmet ndaj anijeve amerikane, si dhe bombardimet amerikane të Houthi.

Houthi kryen sulme ndaj rrugëve të transportit detar dhe Izraelit si shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza gjatë sulmeve izraelite. Irani ka paralajmëruar se lufta ka filluar tani.

Lini një Përgjigje