TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2025, 09:36

Sulmet e SHBA, reagon kryeministri britanik: Irani të rikthehet në tryezën e negociatave

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e SHBA, reagon kryeministri britanik: Irani të rikthehet në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka reaguar pas sulmeve amerikane kundër centraleve bërthamore iraniane gjatë natës.

Sir Keir Starmer deklaroi se Irani nuk mund të lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore. Ai theksoi se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim, duke shtuar se Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave.

“Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Irani nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.

Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize", tha Starmer.

 

sulmet e shba reagon kryeministri britanik irani

Lini një Përgjigje