
Mes viktimave dhe një adoleshente nga Kosova...
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Austri, ku një i ri hapi zjarr brenda një shkolle. Sipas raportimeve më të fundit, një prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital duke e çuar në 11 numrin e viktimave, përfshirë dhe autorin.
Spitali tha se personi që vdiq ishte një i rritur, teksa një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë raportohet se mes viktimave është dhe një vajzë nga Kosova. Ajo është identifikuar si L. Bajrami, rreth 15 vjeç. Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton në Graz të Austrisë.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është një tragjedi ndër më të mëdhatë në Austri pas Luftës së Dytë Botërore, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, deklaroi Haliti.
Sa u takon hetimeve, hetuesit kanë gjetur një letër të lënë nga autori i masakrës, përmbajtja e së cilës nuk dihet ende. Deri më tani dihet që autori është 21 vjeç dhe ka qenë nxënës në këtë shkollë, por nuk ka arritur të mbarojë të gjitha vitet e studimit. Shkak kryesor i tragjedisë dyshohet të jetë bullizmi me të cilin ai është përballur kur ndiqte shkollën.
????????‼️ Gunshots and screaming can be heard as a gunman rampaged through a school in Graz, Austria, this morning.
— Remix News & Views (@RMXnews) June 10, 2025
Several people are dead. Students and teachers are among the casualties. pic.twitter.com/FcO7RWgdqS
Lini një Përgjigje