
Një tjetër ngjarje e rëndë në shkollë ka tronditur Francën. Mësohet se një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës, pasi kjo e fundit i kërkoi që t’i kontrollonte çantën.
31-vjeçarja punonte sanitare në një shkollë të mesme në Hauts-de-Marne. Ngjarja ka ndodhur ka në një provincë pranë Parisit. Sulmi ndodhi në momentin kur po bëhej kontroll në çantat e nxënësve, përpara se ata të hynin në ambientet e shkollës.
Mësohet se 31-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit. Fatkeqësisht nuk do arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetën ë spital.
Gjithashtu, autori i krimit plagosi lehtë në dorë një oficer policie gjatë momentit të arrestimit. Ngjarja ka tronditur autoritetet franceze.
Ministrja franceze e Arsimit, Elisabeth Borne, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme.
Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e sanitares së shkollës. Ai shtoi se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.
Ndërkohë, një ish-nxënës shkolle 22-vjeç hapi zjarr në dy klasa dhe la pas 9 viktima dhe 28 të plagosur. Sulmi tragjik me armë ndodhi në një shkollë në Graz të Austrisë. Pas aktit, autori i sulmit vrau veten në tualet.
Lini një Përgjigje