TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2026, 21:50

Rezoluta anti-ruse në OKB miratohet me 107 vota, SHBA-ja abstenon

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta anti-ruse në OKB miratohet me 107 vota, SHBA-ja abstenon

Në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me rastin e katër vjetorit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, u miratua një rezolutë e hartuar kryesisht nga Kievi dhe mbështetur nga disa vende evropiane, që kërkon “armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” si dhe “paqe të qëndrueshme, të drejtë dhe të plotë” në përputhje me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.

Rezoluta u miratua me 107 vota pro, 12 kundër dhe 51 abstenime. Mes vendeve që votuan kundër janë Rusia, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut, si dhe disa shtete të tjera si Kuba, Eritrea, Mali, Nikaragua, Burkina Faso, Burundi, Nigeri dhe Sudani.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara zgjodhën të abstenojnë, një vendim që shënon ndryshim nga qëndrimet e mëparshme të administratave të kaluara dhe që vjen në kontekstin e politikës së re të administratës Trump pas kthimit në pushtet në janar 2025.

Në mesin e 51 vendeve abstenuese janë edhe Armenia, Brazili, Hungaria, Kazakistani, Serbia, Uzbekistani, Kina, India dhe disa vende të tjera.

Sipas përfaqësueses së SHBA-së në OKB, Ambasadores Tammy Bruce, arsyeja e abstenimit lidhet me disa paragrafë të rezolutës që sipas Uashingtonit mund të pengojnë negociatat në vazhdim dhe të kufizojnë hapësirën për zgjidhje diplomatike më të gjera.

okb shba

1 Komente

  1. T
    Tony

    Dmth Amerikanet janë kethyer nga Amerikane ne Ameriqene. Ne Shqiptaret naive gjithnje jo se gabojme por, perhere bejme miq ne kohen e momentin e gabuar. Shqiptaret do perparoje e zhvllohen vetem kur ta heqin fjalen mik nga Fjalori Shqipes.

    Lini një Përgjigje