TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2025, 22:29

Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin 8 persona; mes viktimave edhe dy ministra

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin 8 persona; mes viktimave edhe dy

Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Gana, ndërsa 8 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe dy ministra, pas rrëzimit të helikopterit ushtarak.

Mjeti fluturues u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore, sipas BBC. Si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur 8 personat që ndodheshin në bord.

Helikopteri ushtarak Z-9 u rrëzua në rrethana të paqarta menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Accra, gjatë rrugës për në qytetin Obuasi.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Mjedisit të vendit. Julius Debra, shefi i Shtabit të Presidentit John Mahama, njoftoi në një konferencë për shtyp se ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boama dhe ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë Ibrahim Murtala Mohammed, vdiqën në aksident.

Gjithashtu zyrtarët e tjerë Alhaji Muniru Mohammed, zv/Koordinatori i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Ministri i Bujqësisë, Samuel Sarpong, nënkryetari i Kongresit Demokratik Kombëtar (NDC), ish-kandidati parlamentar Samuel Aboajye dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

“Është një tragjedi kombëtare", tha Julius Debra, duke njoftuar se flamujt në të gjithë vendin do të ulen në gjysmë shtizë, pasi është ditë zie në Gana.

Lini një Përgjigje