TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 09:53

Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, reagon ministri i Brendshëm: Janë edhe mbi 100 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, reagon ministri i
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hreshme të mëngjesit të sotëm në Koçan derisa ka thënë se janë edhe mbi 100 persona të tjerë të plagosur, shkruan Alsat.

Tashmë ekipet mjekësore janë mobilizuar në gjithë vendin për t’iu dhënë ndihmë të plagosurve në Koçan, ndërsa, nga videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se zjarri ka nisur nga fishekëzjarret.

Për ngjarjen reagoi kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.

Ai shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjet e të ndjerëve, duke bërë thirrje për unitet dhe mobilizim të institucioneve për përballimin e plotë të pasojave.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve të tyre është e pamatshme.

hristijan mickoski koçan

Lini një Përgjigje