TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Janar 2026, 20:58

Rritja e tensioneve në Gjirin Persik, Shefi i OKB-së thirrje për përmbajtje!

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e tensioneve në Gjirin Persik, Shefi i OKB-së thirrje për
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të madh për përforcimet ushtarake në Gjirin Persik, duke paralajmëruar për rrezikun e rritjes së mëtejshme të tensioneve në rajon.

Sipas zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarric, Guterres u bën thirrje të gjithë aktorëve të tregojnë “përmbajtje maksimale” dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të nxisë përshkallëzim apo të destabilizojë më tej situatën në rajonin e gjerë.

Duke folur për gazetarët në selinë e OKB-së në Nju Jork, Dujarric tha se Sekretari i Përgjithshëm mbetet i bindur se të gjitha shqetësimet lidhur me Iranin mund të adresohen më së miri përmes dialogut, diplomacisë dhe negociatave.

Guterres, gjithashtu, ka mirëpritur të gjitha përpjekjet që synojnë deeskalimin rajonal dhe u ka bërë thirrje palëve të përfshira të ndërmarrin hapa konkretë për uljen e tensioneve dhe forcimin e besimit ndërmjet aktorëve rajonalë.

gutteres okb gjiri persik

Lini një Përgjigje