TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2025, 18:22

‘Rrjeta e Merimangës’, Ukraina paralajmëron Moskën; publikohen pamjet e reja nga operacioni (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Rrjeta e Merimangës’, Ukraina paralajmëron Moskën;

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka publikuar një video të re që tregon organizimin dhe zhvillimin e operacionit special "Rrjeta e Merimangës" kundër aeroporteve ushtarake ruse, duke kërcënuar Moskën me sulme të reja.

Sulmi rezultoi në shkatërrimin e dhjetëra avionëve ushtarakë rusë në katër aeroporte.

Videoja tregon saktësisht se si u përgatit dhe u zbatua një nga operacionet më të mëdha speciale që ndryshoi rrjedhën e luftës.

“SBU-ja godet dhe do ta godasë armikun edhe aty ku ai e konsideron veten të paarritshëm! Po punojmë për surpriza të reja. Jo më pak të dhimbshme se operacioni “Rrjeta e Merimangës””, tha kreu i SBU-së, gjenerallejtënant Vasyl Malyuk.

Lini një Përgjigje