
Si Evropa dështoi sërish me planin e paqes në Ukrainë...
Udhëheqësit evropianë e kanë humbur edhe një herë shansin për të marrë një qëndrim të qartë për fundin e luftës në Ukrainë. 24 pikat e hartuara nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe krerët e shteteve dhe qeverive të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si kundërpërgjigje ndaj 28 pikave të Donald Trump duken më shumë si një gjest frustrimi dhe demonstrim i pafuqisë, sesa një manifestim i vendosmërisë së vërtetë politike.
Duket se 24 pikat BE janë hartuar nga BE me iluzionin e dëshirës për të shprehur mendimin e tyre, por pa qartësuar kontributin real të Evropës. Një gabim në politikën ndërkombëtare: duke u përpjekur të kapë ritmin, duke demonstruar mungesë perspektive dhe konkretësie të vërtetë aty ku duhet të jenë më të forta. Në fakt, plani evropian është një ngjashmëri e planit të Trump. Ai nuk shpreh asnjë vizion apo një strategji, por duket se përshtatet me samitin e shkurtit mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ose me samitin e gushtit mes Trump dhe Vladimir Putin: zgjedhje reaktive dhe joorigjinale.
Së dyti, ekziston rreziku i një krize sigurie mbi Ukrainën. Evropa po thotë në konferenca të ndryshme, se synon ta mbështesë Kievin ashtu siç ka bërë që nga shkurti i vitit 2022, se e konsideron Moskën një kërcënim për sigurinë, se synon të përpiqet të riarmatoset në mënyrë që të mos jetë më e varur nga garancitë amerikane dhe të parandalojë agresionin e ardhshëm rus. Në të njëjtën kohë, synon t'i propozojë Rusisë një plan paqeje alternativ dhe më efektiv krahasuar me atë të hartuar nga aleati i saj kryesor për të ardhmen e një shteti që lufton në fushën e betejës.
-Për Zelenskyn, marrëdhënia vendimtare e sigurisë duket të jetë ende ajo me SHBA-në.
-Mungesa e faktorëve strategjikë vendimtarë (nga transporti ajror te satelitët, duke përfshirë aftësitë e sulmeve me rreze të gjatë veprimi) zvogëlon garancinë potenciale të sigurisë së Evropës.
-Plani i Komunitetit kërkon në mënyrë të qartë mbulim amerikan
-Nuk ka një lidhje të qartë mes prioriteteve të politikës së re të jashtme e sigurisë evropiane dhe garancisë së ardhshme për Ukrainën.
Së fundmi, mundësia e pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian duket e besueshme, një mundësi që gjithnjë e më shumë është në kundërshtim me realitetin. Nëse Kievi detyrohet t'i lëshojë territor Moskës “de facto” dhe jo “de jure” për shkak të armëpushimit në vazhdim, do të mbeten mosmarrëveshje të hapura, një kërcënim serioz për anëtarësimin në BE.
Gjendja e shoqërisë dhe politikës ukrainase aktualisht nuk duket se garanton një konvergjencë me standardet evropiane për transparencën, respektin për ndarjen e pushteteve dhe luftën kundër korrupsionit. Konkretisht, bisedohet për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, një tymnajë dhe asgjë konkrete. Evropa është më e gatshme të flasë, në vend që të veprojë dhe të ketë zgjidhje për të një krizë që vendimmarrësit evropianë duket se heshtin./ Përshtati "Pamfleti" nga "Insideover".
Lini një Përgjigje