
Një ish-punonjës i Ambasadës së SHBA-së në Rusi është arrestuar në një qendër paraburgimi në Moskë me akuzën për konspiracion.
Robert Shonov u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë dhe u la në paraburgim. Shonov pritet të përballet me 8 vjet burg.
‘Shonov u ndalua në qytetin port të Valdivostokut dhe, pas marrjes në pyetje, ai u akuzua për bashkëpunim mbi baza konfidenciale me një shtet të huaj ose një organizatë ndërkombëtare ose të huaj’, shkruan BBC.
Gazetari amerikan Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars, ndërsa punonte për gazetën ‘Wall Street Journal’ dhe u akuzua për spiunazh, po ashtu mbahet në Lefortovo.
Lini një Përgjigje