Bota16 Maj 2023, 11:24

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, Erdogan i kujton popullit grushtin e shtetit: 28 maji do të jetë fillimi i shekullit të Turqisë

Shkruar nga Pamfleti

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, Erdogan i kujton popullit

Presidenti turk ka publikuar mëngjesin e sotëm një mesazh të ri për turqit, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve në Turqi që pritet të mbahen më 28 maj. Përmes një postimi në Twitter, Erdogan shkruan se 28 maji do të jetë fillimi i shekullit të Turqisë.

Duke iu referuar rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve në Turqi, ku ai mblodhi 49,62% të votave  kundrejt Kilicdaroglu 44,89%, Erdogan thekson se ka luftuar përballë sfidave duke injoruar presionet dhe duke mos u dorëzuar përpara vështirësive. Ai gjithashtu ka kujtuar edhe grushtin e shtetit, të organizuar 7 vite më parë, ku si rezultat u arrestuan shumë prej armiqve të tij:

“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrificat tuaja. E falënderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë. Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke nënvizuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit nga Adnan Menderes.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 maj, Rexhep Tayyip Erdogan mori 49.62% të votave, krahasuar me 44.89% të kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Kështu, Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Turqisë konfirmoi dje pasdite se presidenca do të vendoset në raundin e dytë. Mënyra se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të varet kryesisht nga kandidati i vendit të tretë, nacionalisti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan, i cili siguroi 5.2% të votave në raundin e parë dhe është ende i pavendosur se kë do të mbështesë në raundin e dytë.

zgjedhjet ne turqi rexhep tajip erdogan grusht shteti