Ditën e sotme shefi i ‘Wagner Group’, Yevgeny Prigozhin ka kërcënuar se do të marshojë drejt Moskës nga qyteti jugor i Rostov-on-Don, për të cilin ai pretendon se tani është nën kontrollin e tij.
Por, teorikisht, a mund të arrijë ai në kryeqytet, apo është thjesht një shantazh i madh ndaj Kremlinit?
Prigozhin pretendon se ka 25,000 luftëtarë të armatosur nën komandën e tij. Shumica prej tyre janë përfshirë për muaj të tërë në luftime të ashpra në Ukrainën lindore.
Ditët e fundit, Prigozhin ka tërhequr trupat e tij në rajonet kufitare të Rusisë, duke përfshirë Rostovin dhe Belgorodin.
Por pjesa më e madhe e këtyre luftëtarëve janë aktualisht larg kryeqytetit rus.
Për të lëvizur atje, Prigozhin dhe njerëzit e tij do të duhet të përshkojnë qindra milje duke kaluar rajonet ruse ku ekziston një regjim i veçantë "kundër-terrorizmi".
Raporte të pakonfirmuara thonë se një kolonë Wagner u godit të shtunën nga sulmet ajrore ruse në rajonin Voronezh, në gjysmë të rrugës për në Moskë.
Si Prigozhin ashtu edhe ministria ruse e mbrojtjes tani po u bëjnë thirrje në mënyrë aktive burrave të armatosur në palën kundërshtare që të mos qëndrojnë besnikë, por në këtë fazë është e paqartë se kush do të ketë një avantazh.
Megjithatë, tashmë flitet për një luftë të re civile në mbarë vendin.
Lini një Përgjigje