Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shumë gjasa të mos marrë pjesë në samitin e parë të Bordit të Paqes për Gazën, i cili do të zhvillohet më 19 shkurt në Uashington, sipas burimeve diplomatike turke.
Bordi i Paqes për Gazën është një organ ndërkombëtar i nivelit të lartë, i krijuar me iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ai përbëhet nga 24 vende, përfshirë Turqinë, dhe synon të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës pas shkatërrimeve të luftës, si dhe të menaxhojë qeverisjen kalimtare të enklavës.
Edhe pse Erdogan konsiderohet anëtar themelues i këtij bordi, burimet diplomatike bëjnë të ditur se Turqinë në këtë samit pritet ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Hakan Fidan.
Takimi zhvillohet në të njëjtën ditë me fillimin e Ramazanit, muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Hakan Fidan është pjesë e Bordit Ekzekutiv të organit drejtues të Bordit të Paqes për Gazën. Më 22 janar, gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos, ai firmosi kartën themeluese në emër të Turqisë, ndërsa Presidenti Erdogan nuk mori pjesë në atë aktivitet.
Lini një Përgjigje