TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2025, 09:07

“Samiti me Putinin pa marrëveshje"/ Trump zhvillon një bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn

Shkruar nga Pamfleti

“Samiti me Putinin pa marrëveshje"/ Trump zhvillon një

Presidenti i SHBA, Donald Trump zhvilloi një telefonatë të gjatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit të tij për në Uashington DC.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Leavitt njoftoi gjithashtu se Presidenti Trump është aktualisht në kontakt me liderët e NATO-s, në kuadër të përpjekjeve të tij për të çuar përpara dialogun për paqe në Ukrainë dhe forcimin e bashkëpunimit transatlantik.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u kthye në SHBA rreth orës 08:30 (me kohën tonë). Avioni presidencial Air Force One u ul në pistën e bazës Andrews në Maryland. Pasi doli nga avioni, Donald Trump u fut direkt në makinë dhe nuk bëri asnjë koment për gazetarët që e prisnin aty.

Kujtojmë se gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Putinin, pas takimit të tyre dy orë e gjysmë, Trump u zotua të zhvillojë telefonata si me Zelenskyn ashtu edhe me zyrtarët e NATO-s.

“Sigurisht që do ta telefonoj Presidentin tonë Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm”, tha Trump gjatë konferencës.

Zyra e Zelensky konfirmoi se ai kishte folur me Trump të shtunën në mëngjes.

 

Lini një Përgjigje