TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2025, 15:56

“S’do ta tradhtoj interesin kombëtar të Ukrainës”, Zelensky mes dy zjarreve: Java e ardhshme shumë e vështirë për vendin!  

Shkruar nga Pamfleti

“S’do ta tradhtoj interesin kombëtar të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të tradhtojë interesin kombëtar të Ukrainës, ndërsa po shqyrton planin e paqes të SHBA-së.

Por presidenti i Ukrainës paralajmëroi se java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për vendin, pasi përballet me zgjedhjen midis humbjes së një partneri të madh ose dinjitetit të tij.

Ai tha se nuk do ta lejonte Rusinë të akuzonte Ukrainën për prishjen e çdo procesi paqeje, ndërsa vendi i tij përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tij.

Ukraina do të punojë shpejt dhe në mënyrë konstruktive me SHBA-në, tha Zelensky, ndërsa i kërkoi qeverisë së tij dhe parlamentit të vendit të punojnë së bashku.

Komentet e Zelensky vijnë pas raportimeve nga agjencia e lajmeve Reuters se SHBA-të duan që një kuadër i marrëveshjes së tyre të paqes të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, e cila është e enjtja e ardhshme.

Lini një Përgjigje