Sekretari i Energjisë i Shteteve të Bashkuara, Chris Wright, deklaroi se pret që lufta mes SHBA-së dhe Iranit të përfundojë brenda “javëve të ardhshme”. Ai shtoi se pas përfundimit të konfliktit mund të regjistrohet një rimëkëmbje e furnizimeve me naftë dhe një ulje e kostove të energjisë.
Në një intervistë për emisionin “This Week” të rrjetit televiziv ABC, Wright u shpreh se konflikti mund të mbyllet relativisht shpejt.
“Besoj se kjo luftë me siguri do të përfundojë në javët e ardhshme. Mund të ndodhë edhe më shpejt se kaq. Pas përfundimit të saj, do të shohim një rikuperim të furnizimit dhe një rënie të çmimeve”, tha ai.
Deklarata e ministrit vjen në një moment kur tregjet energjetike globale po monitorojnë me kujdes zhvillimet në Lindjen e Mesme, për shkak të ndikimit të mundshëm të konfliktit në prodhimin dhe furnizimin me naftë.
Lini një Përgjigje