Një valë videosh dhe imazhesh të rreme të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA) përmbytën mediat sociale në javët e para të luftës në Iran , duke kontribuar në një nivel të ri kaosi informativ rreth konfliktit.
Videot që tregojnë shpërthime masive që nuk ndodhën kurrë, rrugë të shkatërruara që nuk u goditën kurrë, ose ushtarë që protestonin kundër luftës kur ato nuk ekzistonin, po qarkullojnë me shpejtësi nëpër platformat dixhitale, duke nxitur konfuzion dhe dezinformim.
Një analizë e New York Times identifikoi mbi 110 imazhe dhe video të veçanta të gjeneruara nga IA që lidhen me luftën në Lindjen e Mesme në dy javët e fundit. Videot e rreme prekin çdo aspekt të konfliktit, duke treguar, për shembull, izraelitë të tmerruar ndërsa shpërthimet e supozuara shkatërrojnë Tel Avivin, iranianë që vajtojnë viktima joekzistente, ose anije detare amerikane të goditura nga raketa dhe silura.

Së bashku, kjo përmbajtje është parë miliona herë në platforma si X, TikTok dhe Facebook, si dhe qarkullon pa kontroll në aplikacionet e mesazheve private të njohura në rajon dhe në mbarë botën. Përhapja e këtyre mashtrimeve nxitet nga një brez i ri mjetesh gjithnjë e më të sofistikuara të inteligjencës artificiale .
Sot, kushdo mund të krijojë simulime lufte shumë realiste , shpesh pothuajse pa asnjë kosto, të afta të mashtrojnë edhe një vëzhgues të kujdesshëm.
Përmbajtje e ngjashme është shfaqur tashmë gjatë konflikteve të tjera, përfshirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Por, sipas ekspertëve, lufta aktuale në Lindjen e Mesme, e zhvilluar në fronte të shumta dhe e ndjekur në kohë reale në internet ka përshpejtuar në mënyrë të paparë përhapjen e përmbajtjes së manipuluar që nga sulmet e para të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Lini një Përgjigje