Marina Franceze ndaloi një anije në ujërat e Polinezisë dhe gjeti në bord 2.4 ton kokainë gjatë një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Forcat detare ndërhynë të enjten me mbështetjen e një avioni ushtarak. Ata sekuestruan rreth 100 pako me lëndë narkotike. Me këtë operacion, sasia e drogës së kapur në zonën polineziane gjatë një muaji arriti në afro 12 ton.
Autoritetet kryen më herët tre operacione të tjera të mëdha në det, ku zbuluan nga dy deri në pesë ton kokainë në anije të ndryshme. Ata sekuestruan gjithashtu 473 kilogramë drogë në një kontejner.
Hetimet tregojnë se ngarkesat nuk kishin destinacion Polinezinë Franceze. Trafikantët i transportonin nga vendet e prodhimit në Amerikën Latine drejt tregjeve të konsumit në Paqësor, kryesisht në Australi dhe Zelandë të Re. Forcat detare shkatërruan të gjitha sasitë e sekuestruara në det.
Gjatë vitit 2025, Policia Kombëtare Franceze ka sekuestruar 87.6 ton drogë në operacione ndërkombëtare, prej të cilave 58 ton rezultojnë kokainë.
???? Nouvelle saisie de cocaine dans le Pacifique |
— ALPACI - Joint French Forces in French Polynesia (@ALPACI_FAPF) February 14, 2026
La @MarineNationale a intercepté 2,4 tonnes de cocaïne au large de la Polynésie française !
???? 11,5 tonnes de saisies depuis 2026 par les Armées ????????
La France reste en première ligne face aux trafics dans le Pacifique sud pic.twitter.com/FreXdNj6aG
Lini një Përgjigje