
Policia spanjolle ka sekuestruar tetë ton kokainë të cilat ishin fshehur në një kontejner në portin jugor të Algeciras.
Lënda narkotike e cila kishte ardhur nga Surinami, në Amerikën Jugore, ishte fshehur brenda një gjeneratori energjie.
Lënda narkotike, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në Spanjë, ndodhej brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.
Kokaina nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në portin e Algeciras.
Destinacioni i radhës ishte Leixoes në Portugali, nga ku do të transportohej me rrugë tokësore për në Spanjë.
Lini një Përgjigje