
SHBA ka njoftuar se më në fund është arritur një marrëveshje me Izraelin për pauza humanitare. Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli do të fillojë të zbatojë "pauza humanitare" katër-orëshe në veri të Gazës çdo ditë për të lejuar njerëzit të largohen.
Zëdhënësi John Kirby e quajti lëvizjen një hap në drejtimin e duhur dhe tha se SHBA dëshiron që pauzat të vazhdojnë për aq kohë sa të nevojiten.
“Pauza e parë humanitare do të shpallet sot dhe Izraeli është zotuar të shpallë çdo dritare të paktën tre orë përpara. Amerika ende nuk e mbështet një armëpushim në Gaza në këtë kohë. Administrata Biden ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet”, tha Kirby.
Ai shtoi se SHBA synon të shohë të paktën 150 kamionë humanitar që hyjnë në Gaza çdo ditë, në mënyrë që të mbulohen nevojat e njerëzve të cilët ndodhen në qytetin e shkatërruar.
Lini një Përgjigje