TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2023, 22:02

SHBA dhe Irani rinisin diskutimet për çështjet bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

SHBA dhe Irani rinisin diskutimet për çështjet bërthamore

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sërish negocimet diplomatike për çështjen e armëve bërthamore.

Për të vendosur kontaktet e duhura, palët po përdorin ndërmjetës, një fakt që është pranuar nga zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve me Jashtë, Naser Kanani Chafi. Sipas tij, edhe vizita e drejtorit të Përgjitshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, bën pjesë në këto përpjekje.

Grossi ka zhvilluar takime me drejtorin e Organizatës iraniane të Energjisë Atomike, Mohammad Eslami dhe ministrin e Jashtëm Iranian Hossein Amir-Abdollahian, si dhe ka zhvilluar bisedime me presidentin Ebrahim Raisi.

Nisur nga këto zhvillime mediat raportojnë se Teherani zyrtar ka rënë dakord që të lejojë monitorimin e objekteve të veta bërthamore nga inspektorët e Agjencisë, një sinjal se palët mund të arrijnë sërish një marrëveshje për çështjet bërthamore sidomos në kontekstin e vështirë politik ku ndodhet aktualisht presidenti amerikan Joe Biden, që ka nevojë për një sukses.

shba irani

Lini një Përgjigje