I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka konfirmuar se Uashingtoni është në kontakt me Iranin, në një moment kur po shqyrtohen mundësitë për negociata për t’i dhënë fund konfliktit.
Në një deklaratë për CNN, ai u shpreh shkurt se: “Jemi në bisedë”, pa shtuar më tepër detaje.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur, sipas një zëdhënësi të ministrit të Jashtëm të Iranit, SHBA-të i janë përgjigjur propozimit të fundit të Teheranit, ndërsa pala iraniane po e shqyrton këtë përgjigje.
Ndërkohë, bisedimet duket se janë intensifikuar pas një periudhe ngërçi. Megjithatë, presidenti Donald Trump ka shprehur skepticizëm për ecurinë e tyre.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai deklaroi se “nuk mund ta imagjinojë që propozimi i fundit i Iranit do të ishte i pranueshëm… ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë njerëzimit”.
Witkoff u pa gjithashtu pranë presidentit Trump në klubin e golfit Doral, gjatë Kampionatit PGA Cadillac, ku u pyet për zhvillimet më të fundit lidhur me këto diskutime.
Lini një Përgjigje