Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur propozimit të Teheranit, të transmetuar nëpërmjet Pakistanit dhe se Irani po e shqyrton këtë përgjigje.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për televizionin shtetëror iranian të dielën, Baghaei theksoi se propozimi me 14 pika i Iranit fokusohet ekskluzivisht në përfundimin e luftës në rajon dhe nuk përmban çështje bërthamore.
“Plani ynë me 14 pika përqendrohet ekskluzivisht në përfundimin e luftës dhe nuk përmban çështje që lidhen me fushën bërthamore”, tha Baghaei.
Ai shtoi se në këtë fazë, prioriteti i Iranit është detajimi i masave për ndalimin e konfliktit, duke përfshirë situatën në Liban. Zëdhënësi iranian komentoi gjithashtu se pretendimet për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit nga ana e SHBA-së nuk ishte në thelb pjesë e planit të tyre.
Kujtojmë se presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk u shpreh shumë i kënaqur me planin 14-pikësh të propozuar nga Irani, por shtoi se do ta shqyrtonte atë. Kthimi i përgjigjes do të thotë se dicka po bëhet në negociata dhe se palët po testojnë 'ujërat' e palës kundërshtare.
Lini një Përgjigje